Flet Yuri Kim për herë të parë si ambasadore, jep mesazh në shqip

“Pres me kenaqësi të punoj me udhëheqësit e vendit tuaj”

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka mbajtur sot fjalimin e parë pas marrjes së detyrës, ku u shpreh se Amerika do të vazhdojë të jetë krah Shqipërisë jo vetëm në reformat e brendshme, por edhe në proceset integruese.

“Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovraniterit por edhe të së ardhmes së Shqipërisë. Ne e dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë edhe se puna e vështirë është me e lehtë kur ke miq dhe aleatë. SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate me e fortë dhe më e aftë, SHBA janë të përkushtuar ta ndihmojnë vendit tuaj të forcojë kandidaturën për në BE. Do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën për liri drejtësi dhe nje sistem kur secili të respektojë të njëjtat rregulla”, ka deklaruar Kim.

Kim shtoi se pret që të bashkëpunojë me udhëheqësit për reformën në drejtësi, si edhe të angazhohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pres me kenaqësi të punoj me udhëheqësit e vendit tuaj, që marrin hapa të vështirë por të nevojshme për të zbatuar reformën ne drejtësi, per te ndjekur krimin dhe per të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.Jam besimplotë që teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë më shumë investitorë do të vijnë drejt Shqipërisë që të krijoje më shumë mundësi për vende pune.Le të mos ketë dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Ashtu si qëndruam më ju në 1920, 91, 99, dhe 2009 e jemi me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si vend demokratik i begatë në familjen evropiane. Ne jemi me ju krah për krah”, mbylli fjalën e saj ambasadorja Kim

Takimin e parë si drejtuese e Ambasadës Amerikanë në Shqipëri, Yori Kim e pati me presidentin Ilir Meta. Ajo pason në këtë detyrë diplomatin Donald Lu.

Back to top button