Vezë dhe kos

Vezë dhe kos

Në ditët e sotme, është paksa e vështirë të shohësh në rrugë vajza me flokë të shëndetshëm, kjo për shkak të përdorimit të shpesht të tharësve dhe bojërave. Nëse nuk mund të bëni maska të ndryshme në sallon bukurie, pasi ato kushtojnë, ne do t’ju tregojmë se si të keni flokë të shëndetshëm me vetëm dy përbërës shumë të thjeshtë, që i ka çdo shtëpi: veza dhe kosi.

Maska me vezë

Maska më vezë është shumë e mirë për hidratimin e flokëve. Ajo ushqen rrënjët, rimëkëmb flokun e djegur, por edhe ndihmon në rritjen e tyre. Përgatitja është shumë e thjeshtë. Rrihni një të verdhë veze, shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, një kokërr limon dhe një filxhan qumësht. Përzijini mirë dhe aplikojeni tek floku juaj, që nga rrënja deri tek majrat. Lëreni për 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Maska me kos

Maska me kos është gjithçka që ju nevojitet për flokun tuaj, nëse ai ka humbur shkëlqimin. Ju nevojitet vetëm pak kos, masazhoni flokët me ngadalë, lëreni për 15 minuta dhe më pas shpëlani flokun tuaj normalisht. Këtë maskë mund ta aplikoni një herë në javë.