Brovina ka fakte

Brovina ka fakte

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina do të dëshmojë për krimet e luftës në Kosovë duke thënë se ka fakte.

“Kemi fakte të gjenocidit në Kosovë, helmimin masovik do të thotë të fillosh luftën me fëmijë. Akt gjendocidial është edhe pushimi i atyre nga puna”, tha Brovina.

Ajo shtoi se ka dëshmuar një ndër faktet e dhunës seksuale ndaj grave, duke e mbajtur një fotografi se si tre serbë dhunuan një grua.

“Sikur neve na ështe mbyllur goja dhe mundësia për të fol këto gjëra. Në qytete të mëdha kanë ekzistuar punkte të veçanta për dhunime. Një dëshmi është kasetë që i është gjetur një ushtari serb, me akte të dhunimit në Vushtrri, incizim që është bërë me rrobat e përgjakura të grave dhe ky incizim iu është dorëzuar prokurores së Tribunalit të Hagës. Ka mjaft të tjera dëshmi, kam histori të këtyre grave që jo të gjitha janë si heroina që dëshmojë në OKB. Por, para gjykatës dhe dëshmitë që këtu është berë një gjenocid”, u shpreh tutje deputetja Brovina.

Brovina tha se asnjëherë prokuroria speciale qoftë edhe EULEX-i nuk kanë marrë masa ndaj askujt. “As mua nuk me kanë marrë. Patëm në fund forcën politike që të ngrisim akuzën për gjenocid, dhe ngritjen e një tribunali që nuk vjetërohet dhe ta dëshmojmë që këtu ka ndodh krimi i paparë”, u shpreh ajo.

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë./21Media

Për të respektuar etikën dhe të drejtat e privatësisë së viktimës, portali rtv21.tv nuk ka publikuar fotografitë gjatë raportimit për këtë ngjarje.