President i Realit për të pestën herë

President i Realit për të pestën herë

Në presidencën e ‘Los Blancos’ nuk do të ketë ndryshime, pasi që Florentino Perez do të jetë president i Real Madridit deri në vitin 2021. Lajmin e ka zyrtarizuar faqja e klubit në internet.

Klubi ia beson postin e presidentit Perezit, duke e rizgjedhur atë si president i Realit për të pestën herë.

Ndryshe, nën udhëheqjen e Perez, Reali ka transferuar disa nga futbollistët më të mirë të botës, ndërsa në katër vitet e fundit ata kanë fituar tre herë Ligën e Kampionëve./21Media