Imazhe të bukura nga jeta e përditshme e aktores

Imazhe të bukura nga jeta e përditshme e aktores

Ajo me rolin e vajzës simpatike dhe të ëmbël ka rrëmbyer zemrën e publikut anë e mbanë botës. “Floresita” nga seriali “Inocente de Ti” apo në shqip “E sinqerta” është pëlqyer kudo që është transmetuar seriali.

Camila kur luajtur në telenovelën “Inocente de Ti” gjatë viteve (2004-2005) ka pasur 17-18 vjet, ndërsa tani është 33 vjeçare, shkruan rtv21.tv

Camila Sodi është lindur më 14 maj të vitit 1986, është këngëtare, aktore dhe modele meksikane. Sodi ka qenë e martuar me aktorin Diego Luna nga viti 2008 deri në vitin 2013. Ata kanë dy fëmijë: Jerónimo (lindur më 12 gusht 2008) dhe Fiona (lindur më 1 korrik 2010).

Më poshtë shihni disa imazhe nga përditshmëria e aktores, të cilat i ka publikuar në instagram për mbi 1 milionë ndjekësit e saj./21Media