"Thjesht të du" grumbulloi mbi 1 milion klikime

“Thjesht të du” grumbulloi mbi 1 milion klikime

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi dje publikoi këngën “Thjesht të du”, e cila vetëm brenda 24-orëshit arriti një sukses të lartë. Kënga grumbulloi mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.

Pas këtij suksesi, Flori përmes një shkrimi në Instagram falënderoi fansat e tij.

“Kjo nuk eshte me kenga ime… Eshte kenga juaj, perulem para jush me nje falenderim deri ne fundin e qiellit.
THJESHT JU DO FLORI”, shkroi ai, transmeton rtv21.tv

“Thjesht të du” është një dedikim i bukur dashurie, andaj secili nga fansat e kantautorit e gjeti veten mes rreshtash.

Për tekstin dhe muzikën u përkujdes vetë artisti./21Media