Çka po ndodh mes Florit dhe Fifit?!

Çka po ndodh mes Florit dhe Fifit?!

Këngëtari dhe tekstshkruesi më i kërkuar në trojet shqiptare, Flori Mumajesi dje publikoi bashkëpunimin e tij me Brunon, e titulluar “Ja ke bo vetes”.  Kënga është shumë e ndjeshme që temë ka një dashuri që ka përfunduar me ndarje dhe ka sjellë plot vuajtje, shkruan rtv21.

Related image

Related image

Flori pritej të ishte garues i festivalit “Kënga Magjike” këtë vit, por ai nuk mori pjesë në këtë festival. Këngëtari dje ka publikuar këngën e tij “Ja ke bo vetës” në bashkëpunim me Brunon.
Por, befasitë nga ai nuk po kanë të ndalur, jeta e tij private si gjithmonë ka qenë “shënjestër” e shkrimeve rozë.

Në një video që ai postoi në faqen e tij zyrtare në Instagram shihej duke performuar me Fifin, këngëtaren nga Kosova, e cila së fundi ka sjellë një bashkëpunim me reperin, Mc Kresha, “Psikopatja Jote” dhe është pjesë e Këngës Magjike, e që po pëlqehet shumë nga audienca.

Ajo çka po habit fansat është afërsia mes Florit dhe këngëtares, teksa po performonin ata u afruan aq shumë me njëri tjetrin, aq afër sa për të shkëmbyer një puthje në buzë./21Media