“Kjo këngë nuk është më vetëm kënga ime…"

“Kjo këngë nuk është më vetëm kënga ime…”

Kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi pas një periudhe të gjatë “heshtjeje muzikore” është rikthyer me këngët “Ja ke bo vetes” dhe “Plas”.

Këto dy këngë, të cilat u publikuan pak ditë ndaras nga njëra-tjetra, njëra në versionin audio e tjetra në festivalin “Kënga Magjike” morën vëmendjen e publikut.

Këto këngë nga publiku u aluduan që ishin dedikim i Florit ndaj dikujt, shkruan rtv21.tv

Por, Flori ka vendosur të tregojë se kujt ia ka dedikuar këngën “Plas”, përmes një statusi të shkruar në profilin e tij, në Instagram.

“Plas”, e cila flet për dashurinë në mes të dy personave, këngëtari ka thënë që i dedikohet të gjithë të dashuruarve. “Kjo këngë nuk është më vetëm kënga ime… Është e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtet. Dashuria i jep kuptim jetës”, ka shkruar Flori në një postim në rrjetin social, Instagram.

Kënga është publikuar më 2 dhjetor në kanalin zyrtar të artistit në Youtube dhe deri më tani ka marrë mbi 1 milionë klikime në këtë kanal./21Media