Për 90 sekonda triumfon ndaj serbit

Për 90 sekonda triumfon ndaj serbit

Florian Marku sonte ishte i jashtëzakonshëm, pasi ka triumfuar në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë ndaj serbit, Sladjan Dragisiç.

Markut i kanë mjaftuar vetëm 90 sekonda për ta mbyllur këtë ndeshje, duke treguar superioritet të padiskutueshëm ndaj kundërshtarit.

Atmosfera në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi” ku u zhvillua meçi, ishte e jashtëzakonshme.

Ai u shpreh pas takimit se rivali nuk ishte i nivelit të tij, duke thënë se me të tillë nivel përballet me 3 njëkohësisht. “Si ky doja 3”, tha Marku, duke premtuar se vitin e ardhshëm do ta shohim në nivelin më të lartë të MMA në UFC.

“Më duhen edhe dy apo tre ndeshje dhe do të realizoj ëndrrën time, të ngjitem në UFC”, shtoi ai .