Floriani mbush 19 vjet

Loading...

Floriani mbush 19 vjet

Këngëtari i njohur shqiptar, Florian Beqiri sot feston 19 vjetorin e datëlindjes .

Floriani përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 126 mijë ndjekës, ka treguar që sot feston ditëlindjen.

Këngëtari ka marrë urime të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë atë me fjalët më të mira, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

😍🔥🔥

A post shared by Florian Beqiri (@iamfloriani) on

Floriani u bë i njohur për publikun shqiptar me këngën “Ngjyra e kuqe” në bashkëpunim me Ardian Gaxhën që ishte publikuar në vitin 2012.

Kënga ishte shndërruar në një hit të padiskutueshëm të asaj kohe dhe që deri më tani numëron mbi 32 milionë klikime në kanalin Youtube.

Ndërsa, projekti i fundit muzikor i artistit është “Hajde zemer” në bashkëpunim me Estton. Kënga është publikuar në muajin dhjetor të 2018-së dhe që deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media