"U shpërblyem për punën me plotë dashni"

“U shpërblyem për punën me plotë dashni”

“Kiem Holijanda” filmi holandez me rrëfim nga Kosova, u shpall fitues i ariut të kristalt për “Best short film” në kategorinë “Generation 14 plus” Në këtë film interpretojnë aktorët kosovarë: Arbnesha Grabovci Nixha, Florist e Andi Bajgora.

Në një prononcim me shkrim për portalin rtv21.tv, dy vëllezërit aktorë, Floristi dhe Andi, treguan se si e pritën këtë çmim.

U shpërblyem për punën e bome me plotë dashni. Wow. Shumë ndenjë e mirë edhe energji me vazhdu tutje edhe me ma shumë vullnet e dashni”, tha Floristi.

Ndërkaq Andi thotë se e ka ende të vështirë ta besojë se ata e fituan këtë çmim. “Jon kon shumë ndjenja të përzime po kryesorja gëzim. Hala pe kom pak shtir me besu se nuk e kena nis për me fitu po është njona prej ndjenjave ma të mira”, u shpreh Andi./21Media