“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Çmimi është rritur me mbi 10%

Çmimi i naftës është rritur pas dy sulmeve ajrore në raniferitë në Arabinë Saudite ku u shaktërrua më shumë se 5% e furnizimit gobal.

Statistikat tregojnë se çmimi është rritur me mbi 10% duke shkuar në 66.28 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit mbrëmjen e së dielës. Ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi zhbllokimin e rezervave të naftës në Strategic Petroleum Reserve.

Në SHBA çmimi u rrit me 8.9% më shumë duke shkuar 59,75 dollarë për fuçi.

Analistët paralajmëruan se çmimet ka të ngjarë të jenë të paqëndrueshme.

Sulmet ajrore mbi rafineritë çuan në shkatërrimin e afërsisht 5% të prodhimit të globit.

Rritja e qëndrueshme e çmimeve të karburantit mund të jetë kërcënimi i fundit në ekonominë botërore ndërkohë që është nën presion të konsiderueshëm nga lufta tregtare e SHBA-së dhe Kinës.

Back to top button