FMN e gatshme të mbështesë zhvillimin e Kosovës

U diskutua edhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018”

Ministri i Financave, Bedri Hamza në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Ministri Bedri Hamza e falënderoi Tao Zhang për pritjen miqësore dhe e informoi për progresin që Kosova ka arritur në fushën e financave, duke e çmuar me këtë rast ndihmën dhe kontributin e madh në të gjitha aspektet të Fondit Monetar Ndërkombëtar përgjatë tërë këtyre viteve në Kosovë.

Sipas një komunikate të MF-së, në këtë takim gjithashtu u diskutua dhe për prioritet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe veprimet që do të merren nga ana e saj me qëllim që Kosova gjatë këtij mandati qeverisës të ketë rritje të përshpejtuar ekonomike.

“Në fokus të takimit ishte edhe diskutimi për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018”, bëhet e ditur në komunikatë.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang e falënderoi ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të sinqertë të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar,  si dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës./21Media

Back to top button