Haradinaj takohet me Eble

Haradinaj takohet me Eble

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble, ku diskutuan për objektivat në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit financiar në vend.

Sipas kryeministrit, në këtë aspekt Kosova është treguar e përgjegjshme.

“Falënderova këtë institucion për një partneritet konstruktiv me Qeverinë e vendit dhe theksova se kjo marrëdhënie i duhet në vazhdimësi Kosovës, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të rrisim bashkëpunimin, në favor të rritjes së përkrahjes financiare dhe investimeve të huaja. FMN-ja është një partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Qeveria është e përkushtuar ta avancojë këtë partneritet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media