Takimi i Foggos me Berishën

Takimi i Foggos me Berishën

Admirali i Marinës së SHBA, James Foggo, u takua sot me Rrustem Berishën dhe gjeneral-lejtnant Rrahman Ramën. Krerët diskutuan gjendjen e sigurisë në Kosovë, në kontekstin e misionit të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas një njoftimi, gjatë vizitës, Foggo diskutoi çështjen e planit të Kosovës për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Foggo përsëriti pritshmërinë e tij që tranzicioni i FSK-së të jetë një përpjekje progresive, transparente dhe gjithëpërfshirëse si dhe e koordinuar ngushtë me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare. Foggo udhëheq Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, Napoli, e cila mbikëqyr KFOR-in.

NATO mbetet e angazhuar përmes KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Kosovë dhe stabilitet në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Më 18 tetor 2018, në Kuvendin e Kosovës kaluan tri projektligje për formimin e ushtrisë së Kosovës. Paraprakisht u votua Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98 vota për, projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes me 101 vota për, dhe projektligji i fundit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë Kosovës, u votua nga 96 deputetë gjithsej sa ishin në sallë./21Media