Fokusi i Kosovës, investimet e mëdha!

Kërkohet ekonomi më e zhvilluar për vendin

Ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt, në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen në biznese të mëdha dhe në këtë drejtim Kosova duhet të bëjë sa më shumë hapa që të fokusohet në investime sa më të mëdha.

Kështu u tha të mërkurën në Turin e dëgjimit me ekspertë, i cili është mbajtur në universitetin “Iliria”, në të cilin morën pjesë kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, përfaqësues të odave ekonomike, profesorë të Universitetit “Iliria”.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përmendur se ekonomia vendore po përballet me papunësi të madhe, bilanc tregtar negativ dhe numër të vogël të investimeve të huaja.

 “Ne kemi një papunësi shumë të madhe, një bilanc tregtar shumë negativ, në investimet e huaja kemi shumë nivelin e ulët, ne kemi një sistem edukativ, derisa kam takuar nxënësit, të cilët ankohen se nuk kanë ku të integrohen në tregun e punës, kompani që nuk kanë fuqi adekuate punëtore”, ka thënë Veseli.

Ai  po ashtu ka deklaruar se të rinjtë duhet integruar sa më shumë në tregun e punës dhe të ndryshohet gjendja aktuale.

Ardian Hoxha, themelues i disa bizneseve, ka kërkuar që të krijohen sa më shumë vende të punës, ndërsa ka potencuar mungesën e shkollës së mirëfilltë të biznesit.

“Ka ardhur koha që të veprojmë konkretisht dhe të ndërtojmë një momentum që e çon krijimin e vendeve të punës përpara dhe besoj që popullata ka bërë me iniciativë të veten shumë më tepër sesa që kanë qenë kushtet”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, Arian Zeka nga Oda Amerikane, ka potencuar  se ekonomia duhet të funksionalizohet sa më shpejt, në mënyrë që bizneset e vogla të shndërrohen  në biznese të mëdha. Ai ka deklaruar se tregun e punës e pengon norma më e lartë e pagesave, qoftë në institucione apo ndërmarrje publike.

Ermal Sadiku, inxhinier i cili punon për kompani të huaja, ka theksuar se Kosova duhet të bëjë hapa sa më shumë të fokusohet në investime sa më të mëdha. Sipas tij, inxhinieria softuerike është i vetmi profesion që mund të realizohet prej Kosovës pa qenë aty.

 Ndërkaq, eksperti  gjerman, Wihelm Hicking ka thwnw se janë shumë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e një ekonomie sa më të zhvilluar.

“Arsimi dhe aftësimi profesional është shumë i rëndësishëm (Video) “Arsimimi dhe aftësimi profesional është shumë i posaçëm, ne gjithmonë e kemi parasysh ndërmarrjen. Fokusi gjithmonë duhet të përqendrohet te nevojat reale,” ka thënë eksperti gjerman.

Suzana Aliu, juriste me profesion dhe drejtoreshë e një kompanie të qumështit në Kosovë, ka folur për problemet me të cilat ndeshen prodhuesit kosovarë në eksportimin e prodhimeve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian/21Media

Back to top button