“Fokusi i partive gjatë fushatës në zhvillim ekonomik dhe punësim”

Arton Demhasaj ka folur rreth rreth fushatave të partive politike në vend

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” në “Click” të RTV21 ka se partitë në vend fokusin kryesorë gjatë fushatës së këtij viti e kanë te zhvillimi ekonomik dhe punësimi sepse aty vërehet se ka pasur mungesë të investimeve gjatë mandateve të kaluara dhe ajo është goditja më e fortë që partitë mund t’ia japin elektoratit për t’i votuar, shkruan rtv21.tv

Demhasaj po ashtu tha se ajo që po vërehet gjatë kësaj fushate është edhe luajtja me politika sociale ku kandidatët për kryeministër kanë filluar me premtime për subvencionimi e fëmijëve nga mosha 1 vjeçare deri në 16 vjeç me një shumë simbolike.

Demhasaj po ashtu tha së është mirë që liderët e partive kanë filluar të merren me çështjet sociale por se sa do të zbatohen këto politika nuk dihet ende sepse më shumë duken vetëm si premtime elektorale./21Media

Back to top button