“FOL” bën thirrje për luftimin e korrupsionit

Me një sërë aktivitetesh u shënua Dita Kundër Korrupsionit

Lëvizja FOL ka shfaqur një performancë “Hupja fijen korrupsionit”, në kuadër së javës kuadër korrupsionit, me ç’rast iu është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta luftojnë korrupsionin.

Mexhide Demolli-Limani, drejtoresha e FOL-it, tha se përmes kësaj performance po shënojnë ditën kundër korrupsionit. Sipas saj, duhet bërë shumë në mënyrë që institucionet të japin llogaridhënie.

“Përmes kësaj performance, FOL do të paraqesë dy bota, njërën të thjeshtë, ndërsa tjetrën të politikës tonë. Kemi nevojë urgjente, duhet të jemi të vetëdijshëm, bëheni pjesë e transformimit, luftoni korrupsionin”, tha ai.

Stephen Carpenter nga USAID Team, tha se kjo performancë do të paraqes rolin kritik të qytetarëve në një shoqëri demokratike.

“Është detyrë e çdo qytetari që t’i mbaj nën vëzhgim këta zyrtarë që të punojnë në mënyrë demokratike. Viti 2018 ka shënuar një ndryshim sa i përket transparencës në prokurorimit. Qytetarët tani e kanë mundësi që të shohin kontratat që kanë bërë me operatorët apo ofrueseve të shërbimeve”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë moment që të ndihmojnë luftimin e korrupsionit, në mënyrë që Kosova të jetë më transparente.

9 dhjetori në botë shënohet si Dita Kundër Korrupsionit, e kjo ditë po shënohet edhe në Kosovë. Sot në kryeqytet janë realizuar aktivitete të ndryshme kundër korrupsionit nga organizatat e shoqërisë civile.

Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një rosë e verdhë prej gome, tashmë si simbol botëror në luftën kundër korrupsionit. Përbri rosës është vendosur edhe një tabelë, në të cilën qytetarët kanë vendosur mesazhe kundër korrupsionit.

 

Back to top button