Muzeu i diturisë

Muzeu i diturisë

Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka filluar ta rindërtoj shkollën ‘ Liria’ të Marecit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Pacolli nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Pacolli tha se në mungesë të nxënësve, kjo shkollë do të jetë muze i diturisë.

Ndërkohë, Pacolli kërkoi nga çdokush që posedon çfarëdo materiali (foto, fletore, biografitë e nxënësve, mësimdhënësve, drejtorëve) t’i paraqesë ato në mënyrë që të shkruhet historiku i kësaj shkolle.

Postimi i Pacollit:

Njerëzit e anës time e dinë mirë se në afërsi të xhamisë së Marecit ka ekzistuar shkolla fillore (shkolla tetëvjeçare “Lirija”e Marecit. Këtë shkollë (tani të shkatërruar totalisht), fondacioni Behgjet Pacolli ka filluar ta rindërtoj, me të njëjtat dimensione dhe ndërtimi do të përfundoj gjatë muajit tetor të këtij vitit. Për shkak të mungesës së nxënësve, kjo shkollë do të jetë një “Muze i diturisë”. Tani, kam nevojë për ndihmën e çdo kujt prej ju që keni njohuri për ekzistencën e kësaj shkolle dhe që posedon çfarëdo materiali (foto, fletore ushtruese të asaj kohe, biografitë e nxënësve, biografitë e mësimdhënëseve, drejtoreve), ku në bazë të këtyre materialeve do të rikonstruktohet historiku i këtij tempulli të diturisë e materialet e ndryshme do të jenë pjesë të eksponateve. Sipas shënimeve, kjo shkollë është ndërtuar pas luftës së dytë botërore, e që deri në vitet 67 shërbeu si shkollë tetëvjeçare, e po nga ky vit e deri te mesi i viteve 70 është rikthyer në shkollë katërvjeçare kur edhe nga fatkeqësitë natyrore rrënohet”, shkroi Pacolli në Facebook./21Media