Të paktën pesë protestues kanë humbur jetën në Irak, si pasojë e një përplasje mes policisë dhe tyre

Të paktën pesë protestues kanë humbur jetën në Irak, si pasojë e një përplasje mes policisë dhe tyre

Prej ditësh në Bagdatmijëra njerëz po marrin pjesë në protestat më të mëdha antiqeveritare në dekadat e fundit. Si pasojë e të shtenave të policisë rreth 12 të tjerë janë plagosur.

Më herët, protestuesit sulmuan konsullatën iraniane në qytetin e shenjtë shiit të Qerbelasë. Më shumë se 250 irakianë janë vrarë që nga fillimi i protestave antiqeveritare në muajin tetor.

Protestuesit thonë se kanë dalur në rrugë edhe për shkak të papunësisë dhe shërbimeve të dobëta dhe korrupsionit. Irani, i banuar me shumicë shiite, ka ndikim të madh në Irak, që nga rrëzimi i diktatorit Saddam Hussesin, dhe mbështet milici të fuqishme shiite atje.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara akoma i sigurojnë Irakut ndihmë ushtarake, politike dhe financiare, dhe Bagdadi ka provuar të balancojë lidhjet e tij si me Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe me Iranin fqinj.

Kryeministri i Irakut më 3 nëntor u bëri thirrje protestuesve të ndihmojnë në rivendosjen e jetës normale në të gjithë vendin dhe tha se trazirat i kushtojnë ekonomisë “miliarda dollarë”.