Ford prezantoi versionin Ranger Raptor

Ford prezantoi versionin Ranger Raptor

Gjigandi amerikan Ford prezantoi versionin Ranger Raptor për Evropën që vjen me një motor të fuqishëm dizel.

Ai ka cilindër 2.0-litërsh me 210 kuaj fuqi, me dy turbombushës dhe ndërrues automatik prej 10-shpejtësive.

Raptor Ranger ka gjashtë mënyra të vozitjes në sajë të Sistemit të Menaxhimit të Terrenit, dhe shoferi mund të zgjedhë normal, sport, bari/zhavorri/dëborë, baltë/rërë, gur, duke përdorur një çelës në timon.

Ford paraqiti kamionçinën e tij në Gamescom në Koln, pasi do të “marrë pjesë” në një lojë të re video që del në tetor dhe shitja e Ranger Raptors në Evropë do të fillojë vitin e ardhshëm.

Ndryshe nga versioni evropian, Ranger Raptor amerikan do të ketë një benzinë 2.3-litra EcoBoost.