Interi kryeson renditjen në Seria A

Interi kryeson renditjen në Seria A

Të dielën, në orën 20:45, do të zhvillohet derbi i madh i Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit.

Të besuarit e Antonio Contes do të jenë me formacionin më të mirë të mundshëm, përveç Alexis Sanchez i cili është i pezulluar. Ndërsa, “Zonjës së Vjetër” do t’i mungojnë  disa lojtarë, për shkak të lëndimeve: Pjaca, Perin, Chiellini, De Sciglio, Douglas Costa, Danilo.

Interi kryeson renditjen në Seria A, pa asnjë humbje deri më tani, ndërsa Juventus e ndjek nga vendi i dytë me vetëm 2 pikë më pak.

“Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave: