Mbrojtja shqiptare do të jetë me tre futbollistë

Mbrojtja shqiptare do të jetë me tre futbollistë

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte ndaj Islandës në grupin H ndeshjen vendimtare për vazhdimin e ëndrrës për kualifikimin në Euro 2020.

Ndryshe nga ndeshja me Francën, trajneri italian Edi Reja ka bërë ndryshime në emra, ndërkohë që skema është e njëjta me atë që ishte aplikuar edhe në Francë.

Strakosha do të jetë mes shtyllave të portës, ndërkohë që mbrojtja do të jetë me tre futbollistë Dermakun, Gjimshitin e Ismajlin.

Ndeshja Shqipër-Islandë do të fillojë nga ora 20:45.