Ndeshja fillon në orën 20:45

Ndeshja fillon në orën 20:45

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Feronikeli –TNS, ndeshje e vlefshme për rundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja fillon në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Feronikeli në këtë ndeshje ka marrë lajme të mira pasi janë rikthyer startues Mendurim Hoti i cili kishte qenë i lënduar dhe Yll Hoxha i suspenduar me karton të kuq.

Zekirija Ramadani në qendër të sulmit e ka vendosur si gjithmonë Kastriot Rexhën.

Feronikeli sot mund ta shkruaj historinë nëse arrinë të kaloj në rundin e dytë  të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadrës nga Drenasi, i mjaftojnë dy barazime me rezultat 0-0 dhe 1-1, që të kualifikohet tutje, edhe fitorja.

Vetëm humbja e eliminon nga Liga e Kampionëve.

Nëse Feronikeli kalon tutje atëherë në fazën e dytë kualifikuese do të luaj ndaj skuadrës së njohur daneze Kopenhaga.

Kurse, nëse eliminohet atëherë do të luaj ndaj skuadrës nga Mali i Zi, Sutjeska në Europa League. /kallxo.com