Ndeshja fillon ora 13:30

Ndeshja fillon ora 13:30

Liverpool dhe Bournemouth sot përballen në “Anfield” me fillim nga ora 13:30 në kuadër të xhiros së 29-të në Ligën Premier.

Djemtë e Liverpoolit  në këtë takim vijnë pasi pësuan humbjen e parë këtë edicion 3-0 në udhëtim te Watfordi.

Në anën tjetër Bournemouth në këtë takim vjen pas një barazimi të madh në shtëpi ndaj Chelseat 2-2.

Tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Liverpool: Adrian, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Milner, Fabinho, Wijnaldum, Chamberlain, Mane, Salah, Firmino.

Bournemouth: Ramsdale, Stacey, Cook, Ake, Smith, L.Cook, Lerma, Billing, Stanislas, Fraser, Wilson. /21Media