Ndeshja do të fillojë në ora 21:00

Ndeshja do të fillojë në ora 21:00

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Borussia Dortmund- Barcelona, e cila luhet në kuadër të Grupit F, në fazën e Grupeve, në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet prej orës 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Sulmin e Dortmundit, do ta përbëjnë Jadon Sancho, Paco Alcacer dhe Marco Reus.

Lionel Messi, ndeshjen do ta nisë nga stoli, pasi ende nuk është i gatshëm për lojë.

Ajo që bie në sy është se 16 vjeçari Ansu Fati, do të debutojë në Ligën e Kampionëve sonte ndaj Dortmundit. /kallxo.com