Feronikeli është gati për të bërë histori në Ligë të Kampionëve

Feronikeli është gati për të bërë histori në Ligë të Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futboll sonte do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme në garën më të madhe për klube në Evropë.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 dhe do të transmetohet në televizionin publik të Kosovës (RTK).

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i kësaj ndeshje, dhe trajnerët e të dy skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kjo ndeshje është e vlefshme për ruandin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Loja kthyese luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.