Formohen 55 grupe të miqësisë, do të përfshihen të gjitha rajonet e botës

Deklarohet Osmani pas mbledhjes së kryesisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot në mbledhjen e kryesisë janë krijuar 55 grupe të miqësisë, nga të gjitha rajonet e botës.

“Vendosem që të si funksionalizohen 55 grupe të miqësisë, të gjitha rajonet e botës janë të përfshira në këto grupe të miqësisë. Synimi ynë në këtë legjislaturë është që grupet e miqësisë ti kemi sa më të angazhuara. Çështjet e tjera kanë qenë të natyrës teknike dhe nuk ka pas ndonjë gjë tjetër”, ka deklaruar Osmani,

Osmani ka shtuar se për unifikimin e qëndrimeve në fushën politike të jashtme, është obligim politik por dhe kushtetues i të gjitha institucioneve të Kosovës./21Media

Back to top button