Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të mëdha në Istog

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të mëdha në Istog

Moti i lig i përcjellur me erëra të fuqishme që kanë përfshirë që dy ditë me radhë Komunën e Istogut, ka shkaktuar dëme të mëdha.

Kryetari i komunës, Haki Rugova sot ka mbledhur Komitetin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Komandantin e Stacionit Policor në Istog, Forcat e Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të KEDS-it, si dhe të gjitha drejtoritë përkatëse.

Rugova ka formuar komisionet për vlerësimin e gjendjes të institucioneve publike, vlerësimin e gjendjes të infrastrukturës rrugore, si dhe vlerësimin e gjendjes në bujqësi.

Sa i përket vlerësimit të dëmeve të shtëpive private, do të formohet komision i veçantë, i cili së shpejti do të dalë në terren për konstatimin e dëmeve.