Formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve nga breshëri

Në Rahovec u formua komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi në muajin maj.

Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të konstatojë  dhe të bëj vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë, kurse pika katër e vendimit, thotë se komisioni do të fillojë punën menjëherë, pas nënshkrimit të këtij vendimi dhe punët të përfundojnë në një afat të arsyeshëm./21Media

Back to top button