Shefi i McLaren Zak Brown thotë se do të duhen vite që ekipi të mund të jetë garues përsëri

Shefi i McLaren Zak Brown thotë se do të duhen vite që ekipi të mund të jetë garues përsëri

Ekipi i Formula 1 McLaren është ndarë nga drejtori i garave Eric Boullier këtë javë dhe ka lajmëruar një ekip të ri.

Ndryshimet janë fillimi i procesit të rindërtimit ka thënë Brown. “Kjo do të marr kohë që të rregullohet, prandaj mendoj se jemi vite larg. Nuk e di a për dy vite, 10 vite ose dikur në mes”, ka thënë ai. “Ne duhet të jemi real dhe të mos gënjejmë veten”, shtoi ai.

Image result for zak brown mclaren

McLaren ka filluar këtë vit me ambicje për të arritur podiumet pasi që kanë ndërruar motorët Honda me motorë Renault të cilët i përdor edhe Red Bull. Por shoferi Fernando Alonso edhe me këto ndryshim ka arritur të mbërri vetëm vendin e 10 dy herë në 9 garat deri më tani.

Brown ka thënë që kanë përbë një hap prapa me makinën e këtij vitin duke e krahasuar me vitin e kaluar sa i përketë aerodinamikës e cila është një prej faktorëve kryesor të përformancave në F1.

Zak Brown ka thënë që nuk ka përfunduar me ‘ndryshimet’ në McLaren pas gjashtë vjetëve të egër. “Ne jemi në fillim të procesit të shërimit dhe planifikojmë të zgjerojmë ekipin teknik”, ka shtuar ai duke nënkuptuar se McLaren-it ju nevojitet një drejtor teknik që të drejtojë dizajnimin e makinës së tyre.

Pas gjithë këtyre planeve për ndryshim vjen pyetja se çka do të bëhet me Alonson?

Image result for alonso mclaren

Me Alonson janë konsultuar për ndryshimet dhe Brown shpreson që ai të jetë me ta vitin tjetër.

“Atij i pëlqen shumë ambienti i McLaren”, ka thënë Brown. “Ai beson të ne, sepse dihet që ai ka pasur mundësin të largohet këtë vit por ka zgjedhur të qëndrojë sepse ai beson në Mclaren dhe unë besojë që do të rri këtu për një kohë të gjatë.”, shtoi ai. / 21Media