Foshnja 13-muajshe vdes nga fruthi

“Apelojmë deri te të gjithë prindërit, me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinim”

Një fëmijë trembëdhjetë muajsh ka vdekur dje nga komplikimet e shkaktuar nga fruthi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, njofton Ministria e Shëndetësisë. Foshnja në orët e pasdites së djeshme ka ndërruar jetë në Kliniken për sëmundje te fëmijëve në Shkup. Ministria Shëndetësisë u bëjnë thirrje për vaksinim.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje që këto fëmijë janë viktimë e epidemisë së fruthit, sëmundje e cila mund të parandalohet me vaksinim. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinimin me MRP vaksinën e cila mbron seriozisht nga sëmundjet ngjitëse”, thuhet në komunikatë.

Ministria shton se vaksina në Shtëpitë shëndetësore aplikohet pa pagesë, ndërsa vaksinat janë me cilësi evropiane dhe të afatizuar.

Back to top button