Rastësi jashtëzakonisht e rrallë

Rastësi jashtëzakonisht e rrallë

Një nënë amerikane thotë se vajza e saj e porsalindur është një “mrekulli e vogël” pasi ajo lindi në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në 9:11 pasdite me peshë 9lb 11oz (4.1 kg).

Vogëlushja, Christina Brown erdhi në botë në Spitalin Methodist LeBonheur në Germantown, Tenesi.

“Ajo është një jetë e re midis shkatërrimit”, tha nëna e saj Cametrione Moore-Brown.

Edhe sivjet përkujtimet u mbajtën në të gjithë SHBA për të shënuar 18 vjetorin nga sulmi, më 11 shtator të vitit 2001.

Christina lindi me prerje cezariane dhe stafi mjekësor u mahnit kur u regjistrua koha e lindjes dhe pesha e saj.

“Ne kemi dëgjuar që mjeku të njoftojë kohën e lindjes 9/11 dhe atëherë kur ata e peshuan Christinën, dëgjuam gishtat e mahnitjes kur të gjithë e kuptuan Christina që peshonte 9Ib 11 oz(4.1 kilogramë), lindi në orën 9:11 dhe më 11 shtator”, tha babai Justin Brown.

Rachel Laughlin, drejtuese e shërbimeve të grave në spital tha se një rastësi e tillë ishte jashtëzakonisht e rrallë.

“Kam punuar në shërbimet e grave për më shumë se 35 vjet, dhe kurrë nuk kam parë ditëlindjen e një fëmije, kohën e lindjes dhe peshën që të gjitha janë numra që përputhen”, tha ajo.

Afro 3 mijë njerëz u vranë në sulm dhe mijëra të tjerë u plagosën./21Media