Foshnja e palindur hiqet nga mitra për mjekim, pastaj kthehet prapë në të

Historia e pazakontë mjekësore: Në muajin e gjashtë i hiqet foshnja, pastaj vazhdon shtatëzëninë

Ndonjëherë dëgjon histori mjekësore kaq të pabesueshme që të mbush me shpresë për të ardhmen.

Mori kontrolla rutinë prej 20 javësh, nëna 25-vjeçare Bethan Simpson ajo gjatë kësaj kohe mori disa lajme shumë të vështira.

Koka e foshnjës së palindur të Bethan nuk kishte përmasat e duhura. Ajo u dërgua pastaj në spitalin Broomfield të Essex, ku foshnja e saj u diagnostikua me “spina bifida”.

“Spina bifida” është një kusht kur shtatzënia nuk zhvillohet siç duhet, ndërsa ata janë akoma në mitër, gjë që mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të ecur, transmeton rtv21.tv.

Bethanit dhe burrit të saj iu dhanë tri opsione. Ata mund të zgjedhnin të ndërpresin shtatzëninë, të vazhdojnë me të, ose të zgjedhin kirurgji të foshnjes së palindur.

Kjo kirurgji do të përfshinte marrjen e fëmijës nga barku i Betanit, për ta operuar përpara se të kthehej në mitër, ku do të qëndronte për pjesën tjetër të shtatzënisë.

Çifti vendosi të shkojë me operacionin, i cili ishte caktuar gjatë javës së 24-të të shtatzënisë në spitalin e Londrës. Siç raportohet nga International Business Times, Betani është vetëm gruaja e katërt në Britani të Madhe që i nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje.

Fatmirësisht, operacioni ishte i suksesshëm dhe Bethan ka dhënë një deklaratë mbi përparimin e fëmijës së saj.

“Unë jam e brishtë dhe e lënduar, por për sa kohë që foshnja është duke bërë mirë edhe unë jamë mirë. Ata e morën  foshnjen nga barku im dhe e operuan”, u shpreh ajo në një postim në “Facebook”.

Mjerisht, 80% e foshnjave në Angli janë ndërprerë kur prindërit e tyre thonë se foshnja e tyre ka këtë gjendje.

“Nuk është një dënim me vdekje. Ajo ka potencial të njëjtë si secili prej nesh. Po ka rreziqe që gjërat të shkojnë keq, por ju lutemi mendoni më shumë rreth “spina bifida”, nuk është ajo që dikur ishte”, u shpreh ajo.

Bethan përgatitet për ta sjellë këtë jetë të re dhe të vështirë në botë./21Media

Back to top button