Basha propozoi që banorëve tu silleshin kontenierë nga Fieri

Basha propozoi që banorëve tu silleshin kontenierë nga Fieri

Një foshnje 8 muajshe në Manzë fle në makinë prej 8 ditësh për shkak se banesa u dëmtua nga tërmeti. Lulzim Basha vizitoi familjen në Kamberas dhe kërkoi që të strehoheshin menjëherë.

Gjithashtu, ai kërkoi t’i jepej zgjidhje edhe banorëve të tjerë në Manzë që jetojnë në çadra.

“Në oborrin e banesës së dëmtuar pothuajse plotësisht, prindërit mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8 muajsh pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër. Ndihma e vetme që kjo familje kishte marrë ishte nga vullnetarët,”, njoftoi PD.

Sipas PD-së, te kampi i çadrave shkuan përfaqësues të njësisë bashkiake dhe u thanë të transferohen në një fushë kalçeto, gjë që u refuzua nga banorët.

Ndërsa, Basha propozoi që banorëve tu silleshin kontenierë nga Fieri për tu strehuar, raporton oranews.

Nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vdiqën 52 persona, ndërsa u lënduan rreth 900 të tjerë.