Udhëtime falas për vogëlushen deri në moshen 18 vjeçare

Udhëtime falas për vogëlushen deri në moshen 18 vjeçare

Një gura solli në jetë vajzën e saj gjatë udhëtimit me autobus nga Barcelona në Bruksel.

Gruas i erdhën dhimbjet e lindjes ndërsa po udhëtonte për të vizituar pjesëtarët e familjes së saj.

Dy shoferët e autobusit FlixBus u alarmuan kur bashkëshorti i gruas shtatzënë u tha se asaj i kishin plasur ujërat para kohe.

Guillaume Moity shoferi në timon arriti që të ndalonte autobusin në një stacion të afërt ndërsa shoferi zëvendësues, Jérôme Cavasse mori në telefon shërbimet e emergjencës.

Pas lindjes së fëmijës në autobus gruaja u dërgua menjëherë në spital.

Raportohet se si nëna ashtu edhe foshnja Zenep ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj vajza do udhëtojë falas në FlixBus derisa të mbushë 18 vjeç. /21Media