Djali lindi vetëm 258 gram

Djali lindi vetëm 258 gram

Ryusuke Sekiya është fonshja, e cila lindi vetëm 258 gram. Ai lindi kur ishte vetëm 24 javësh, pasi nëna e tij pësoi hipertension gjatë shtatzënisë.

Djali ka thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një djalë tjetër japonez që peshonte vetëm 268 gram kur lindi vitin e kaluar.

Ryusuke lindi në 1 tetor 2018 vetëm 22 centimetra i gjatë dhe qëndroi nën kujdesin mjekësor intesiv.

Mjekët përdorën tuba për ta ushqyer dhe përdorën pambuk për ti hedhur qumështin e nënës në gojë.

Kurse, tani pas shtatë muajve , djali është rritur dhe peshon 3 kilogramë.

Ai do dalë nga spitali në Nagana gjatë fundjavës.

Kur lindi ishte aq i vogël saqë dukej sikur do thyhej nëse e prekje.Tani ai pi qumësht, mund ta lajm dhe jam e lumtur që e shoh të rritet”, ,” citohet të ketë thënë nëna e tij Toshiko për gazetarët.

Vajza më e vogël që ka mbijetuar ka lindur në Gjermani në vitin 2015 me peshë 252 gram. /21Media