Një ekip prej 50 mjekëve dhe infermierëve në Britaninë e Madhe arriti të sjellë në këtë botë vajzën përmes një operimi që rrallë përfundon me sukses

Një ekip prej 50 mjekëve dhe infermierëve në Britaninë e Madhe arriti të sjellë në këtë botë vajzën përmes një operimi që rrallë përfundon me sukses

Foshnja Vanellope Hope ishte ende në barkun e nënës, kur mjekët e diagnostikuan se do të lindë me një sindromë shumë e rrallë që ka bërë zemra e saj të rritet jashtë trupit. Si rezultat, shanset e saj për të qenë  gjallë në botë ishin zero.

Megjithatë, fëmija mposhti prognozën e keqe të mjekëve dhe sot ka mbushur tri javë, shkruan Daily Mail.

Vanelop për tri javë pati tri operacione komplekse për të rivendosur zemrën e saj aty ku i takon.

Videoja ka pamje të ndjeshme dhe nuk preferohet për persona sensitivë.