Koha kur ai pozonte para lladës së babait

Koha kur ai pozonte para lladës së babait

Artistët jo rrallë herë në rrjetet sociale ndajnë fotografi nga fëmijëria e tyre. Në këtë mënyrë shuajnë edhe kurreshtjen e fansave të tyre për të parë se si janë dukur të vegjël yjet e estradës.

Kësaj radhe është reperi Lyrical Son ai i cili ka publikuar një fotografi në Instagram kur ishte në moshën tre apo katër vjeçare, shkruan rtv21.tv

Në atë kohë reperi shumë i dashur kishte pozuar para veturës së babait të tij.

“1988 ose 1987, veq e di qe 3 vjet e gjyse ose 4 hahaha..!!! Para mahalles e para llades tbabit.”, ka shkruar Lyrical në Instagram.

Tani vogëlushi në fotografi është një prej artistëve më të pëlqyer shqiptar dhe është baba i një vajze./21Media