Një foto e veçantë nga fëmijëria e Rita Orës

Një foto e veçantë nga fëmijëria e Rita Orës

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të njohura dhe të pëlqyera në industrinë e muzikës në botë.

Sukseset e Ritës nuk kanë të ndalur, ndërsa ajo asnjëherë nuk heziton të tregojë se nga e ka prejardhjen, shkruan rtv21.tv

Është shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi e veçantë e Ritës, kur ajo ishte fëmijë.

Rita e vogël me plis në kokë e simbol të shqiponjës në jelek të kuq.

Kujtojmë se Rita në prill vizitoi vendlindjen për të parë se si UNICEF, po financon infermieret lokale, të cilat shkojnë derë më derë, dhe ofrojnë kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri. Nga kjo vizitë është publikuar edhe videoja në të cilën artistja shqiptare rrëfen që edhe pse lufta ka mbaruar në vitin 1999, ka ende familje që jetojnë në varfëri.

Ndryshe, projekti i fundit i Rita Orës në bashkëpunim me Tiësto dhe Jonas Blue  është “Ritual”./21Media