Beyonce poston fotografi nga festa e ditëlindjes

Beyonce poston fotografi nga festa e ditëlindjes

Më 4 shtator këngëtarja me famë botërore, Beyonce festoi 37 vjetorin e lindjes së saj, transmeton rtv21.tv.
Ditëlindja e saj madje është festë ndërkombëtare duke u karakterizuar si “#BeyDay”, kjo ditë është shënuar nga vetë fansat e këngëtares.

Këngëtarja mori urime të shumta për ditëlindjen e saj, që nga nëna, emra të njohur skenik e deri tek fansat e këngëtares. Në të gjitha urimet nuk mungonte fjala “mbretëreshë”, pasi që të gjithë i referohen këngëtares si një e tillë.

Ndërsa vetë Beyonce, në rrjetin social instagram ka vendosur të ndajë fotografi nga festa e ditëlindjes së saj. Në fotot e postuara shihet që këngëtarja ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e saj me njerëzit e saj të afërm, pa bërë ndonjë festë me shpenzime marramendëse e pa gjëra luksoze përreth.

Në mbishkrimin e fotove, vitin e kaluar këngëtarja e konsideron monumental, sepse sipas saj shumë gjëra të mira kishin ndodhur. Që nga lindja e binjakëve, realizimi i albumit, performoanca në festivalin “Coachella”, menjëherë pas shtatzënisë e shumë momente tjera domethënëse për këngëtaren.

Kujtojmë që këngëtarja së bashku me burrin e saj, reperin Jay Z, janë në turneun e albumit “On the Run II”, i cili mbaron më datën 11 shtator./21Media