Daut Haradinaj në uniformën e UÇK-së

Daut Haradinaj në uniformën e UÇK-së

Daut Haradinaj është një ndër deputetët më aktiv të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së. Dauti, i cili është  edhe vëllau i kryeministrit Ramush Haradinajt, krahas punës së sotme, gjatë kohës së luftës ka qenë ushtar i UÇK-së.

Sikurse vëllezërit e tij, edhe Dauti ka luftuar përkrah shumë djemëve dhe vajzave shqiptarë për çlirimin e Kosovës, i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovsë, shkruan rtv21.tv

Daut Haradinaj, i cili ka qenë edhe komandant i UÇK-së së bashku me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin më 28 nëntor të vitit 1997 në Llaushë të Skenderajt kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.

Më poshtë ju sjellim disa foto të djalit nga Gllogjani, i cili në rreth të 20-tat i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës më 14 ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministinë e Mbrojtes, Ligji për FSK-në dhe ligji për Shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Daut Haradinaj është lindur më 6 prill 1978 në fshatin Gllogjan të Deçanit, është politikan, jurist, po ashtu ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Daut Haradinaj është i martuar me Flora Muçaj-Haradinajn, me të cilën ka dy fëmijë, djalin, Davidin dhe vajzën, Trojën./21Media