Cardi B rrëfehet për gazetaren e njohur

Cardi B rrëfehet për gazetaren e njohur

Reperja e famshme Cardi B është përfshirë në një situatë aspak të këndshme gjatë një seti fotografik për një revistë.

Në një intervistë të dhënë për gazetaren Angie Martinez, Cardi Btregoi hapur për situatën e frikshme në të cilën e gjeti veten.

Ajo tregoi se si fotografi i ishte afruar dhe ishte përpjekur ta prekte.

Fotografi mu afrua duke më thënë nëse doja të luaja me të. Ai përpiqej të më prekte dhe joshte madje nxori edhe organin e tij në studio ku unë do të fotografohesha për të dalë në revistë”, tha Cardi B duke shtuar se drejtuesi i revistës nuk e vuri aspak ujin në zjarr për çfarë kishte ndodhur.

Reperja 26-vjeçare u shpreh se në atë moment u kujtua sesa shumë vajza të tjera përballen me situata të tilla çdo ditë./21Media