Kaq e ëmbël dukej Rita

Kaq e ëmbël dukej Rita

Rita Ora është një ndër këngëtaret më me nam që ka industria e muzikës. Ndonëse karrierën po e zhvillon jashtë Kosovës, lidhja e saj me vendin e lindjes është e pashkëputshme.

Kur ajo ishte e vogël, familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, u zhvendosën në Londër. Atje Rita mori hapat e parë në muzikë, e tani po lë gjurmë në showbizin ndërkombëtar.

Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi e rrallë e artistes së mirënjohur, kur ishte e vogël. Kjo fotografi ishte realizuar në fund të viteve të ’90-ta. Duket që artistja ka ruajtur ato tipare të cilat e karakterizojnë edhe tash, transmeton rtv21.tv

Artistja numëron suksese pafund me këngët e saj. Veçohen “How we do”, “Shine your light”, “I Will Never Let You Down”, “Body On Me”, “Coming Home”, “Let You Love Me”, “Girls”, “Ritual”, “New Look”. Këtë të fundit e publikoi në muajin korrik dhe numëron mbi 12 milionë klikime./21Media