Në një fotografi shihet Hashim Thaçi me një armë në duar

Në një fotografi shihet Hashim Thaçi me një armë në duar

Dy fotografi të papublikuara më parë, ku shihet edhe presidenti aktual Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari, janë publikuar në 20-vjetorin e rënies heroike të komandantit.

Në fotografitë e siguruara nga Insajderi, shihen Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Nura e ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Në një fotografi shihet Hashim Thaçi me një armë në duar. Ndërsa në një tjetër fotografi, shihet se kryetari i PDK-së Kadri Veseli në shoqërimin e Adem Jasharit kishin vizituar Tiranën.