Blero dhe Afrona po kalojnë kohë të mirë së bashku

Blero dhe Afrona po kalojnë kohë të mirë së bashku

Këngëtari i mirënjohur, Blero Muharremi dhe e fejuara e tij, Afrona Dika janë ndër çiftet më të dashur dhe të komentuar nga publiku.

Çifti ditë më parë kanë nisur pushimet, ata kanë udhëtuar në Marrakech të Marokut, një destinacion mahnitës në Afrikën Veriore.

Blero dhe Afrona të cilët janë shumë aktiv në rrjetet sociale, kanë ndarë me ndjekësit e tyre imazhe të reja nga pushimet luksoze që po kalojnë.

Ndryshe, Blero dhe Afrona ka kohë që janë fejuar, derisa ende nuk ka diçka zyrtare se kur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë./21Media