Ronela bëhet nostalgjike

Ronela bëhet nostalgjike

Një ndër emrat më të pëlqyer të showbizit shqiptar, Ronela Hajati me stilin dhe zërin e saj të veçantë ka arritur të mbledhë numër të madh të fansave që nga hyrja në skenë.

30 vjeçarja njihet si njëra ndër femrat e estradës që eksperimenton shumë me pamjen e saj.

E së fundmi, Ronela duket i ka hapur arkviat, pasi që në Instagram ka publikuar disa fotografi kështu duke u kthyer në kohën kur ishte në gjimnaz. Në këto fotografi Ronela shihet se në atë kohë flokët i ka mbajtur të shkurta.

Kënga e fundit e Ronelës titullohet “MVP”. Tekstin dhe melodinë i realizoi vetë ajo, ndërsa për aranzhimin u përkujdes Tull Production. /21Media