Ndan punën së bashku, dhe kaluan një jetë të lumtur për vite më radhë

Ndan punën së bashku, dhe kaluan një jetë të lumtur për vite më radhë

Dyshja e njohur për gjenerata të shumta ka pasur shumë dashuri, edhe përkushtim ndaj aktrimit e humorit.

Si në karrierë që qenë të pandashëm. Lezja dhe Xhevati kanë qenë të pandashëm edhe në jetë, derisa vdekja e morri njërin.

Xhevat Qena dhe Leze Qena, janë ndër ato personazhet që nuk harrohen dot, për aktrimin e tyre, humorin, rolet e tyre në art, si dhe jetën që i dhanë karaktereve të ndryshme, shkruan rtv21.v

Përveç projekteve të tyre ndaras, ata kishin edhe projekte së bashku, përmes të cilave kanë sjellë buzëqeshje te shikuesit.

Por, dyshes së njohur, jo që ju shkonte vetëm humori atyre ju shkonte edhe këndimi.

Ndan punën së bashku, dhe kaluan një jetë të lumtur për vite më radhë, deri sa jeta i ndau ata në pranverën e vitit 2003, kur kishte vdekur Xhevati.

Lezja ende vazhdon të jetë një prej zonjave të aktrimit në Kosovë. Paraqitjet e saj televizive janë të shpeshta, por,  gjithmonë duke folur me nostalgji për kohën e kaluar dhe jetën me aktorin Xhevat Qena.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të rralla të dy aktorëve të njohur të cilët kanë hyrë në historinë e artit shqiptar. /21Media