Ceremonia e fejesës

Ceremonia e fejesës

Këngëtarja dhe aktorja e njohur me famë botërore, Jennifer Lopez më nëntë mars është fejuar me të dashurin, Alex Rodriguez, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 88 milionë ndjekës, artistja 49 vjeçare ka publikuar disa fotografi të bukura nga momenti kur ka marrë propozimin nga personi i zemrës.

Çifti më 4 shkurt kremtoi dy vjetorin e lidhjes.

 

View this post on Instagram

 

3.9.19✨♥️

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Dyshja janë prindër, Jennifer Lopez ka binjakët Max dhe Emme nga martesa e saj me këngëtarin e njohur, Marc Anthony, martesë kjo që përfundoi në vitin 2014. Ndërsa, Rodriguez ka dy vajza, Natashan dhe Ellan nga martesa e tij me Cynthia Scurtis, martesë kjo që mori fund në vitin 2008./21Media