Fotografi të veçanta të Nexhmije Pagarushës

Sot janë bërë dy vjet që nga koha kur arti humbi të madhen, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarushën.
Ikona e muzikës veç që kishte një elegancë të paparë në skenë, ajo shquhej edhe për zërin e saj më të veçantë. Ajo u bë e njour edhe jashtë kufijve falë talentit dhe paraqitjeve të veçanta skenike të cilat thyen tabutë e kohës.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të veçanta të bilbilit shqiptar, Nexhmije Pagarushës.


Nexhmija nga kritika botërore është krahasuar me Maria Callas, Uma Sumak e shumë artiste ndërkombëtare ndërkaq për shqiptarët mbetet artistja më e origjinale dhe e papërsëritshme e të gjitha kohërave.
Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut përmes artit. Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndojë diçka që i ka tejkaluar vlerat shqipe e të linte pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të Nexhmije Pagarushës, e cila ishte shkruar nga Rifat Kukaj. Përveç muzikës, ajo ka qenë edhe aktore. Pagarusha ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer./21Media

Back to top button